Shkumbini-Tirana 3-2, leksion peqinas per Rubion

/* */
Një gol i mesfushorit 18-vjeçari Enea Sulkja, i garantoi një fitore të bujshme 3-2 Shkumbinit ndaj rekordmenëve të Shqipërisë, Tiranës, duke i bërë njëkohësisht një shërbim të çmuar Teutës kryesyese, me durrsakët që e shohin veten +5 pikë nga 24 herë kampionët kur janë zhvilluar 11 javë nga kampionati i Kategorisë Superiore.
Nëse për peqinasit kjo ishte fitorja e dytë radhazi dhe e katërta në 11 javë, për kryeqytetasit regjistroi humbjen e dytë në këtë sezon, përfshirë dhe dështimin me Teutën në javën e parë.
Ndeshja e zhvilluar në Peqin dhuroi emocione të shumta, si për nga numri i golave të shënuar, por dhe nga situatat e krijuara, pasi pati dy herë përmbysje rezultati.
Pas një iniciative të minutave të para të miqve nga kryeqyteti, janë peqinasit ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës, kur sulmuesi i talentuar Erjon Mustafai shënoi në minutën e 31-të, me golin e tij të parë sezonal.
Fraksioni i dytë i lojës solli një impenjim maksimal të “djemve” të spanjollit Rubio, teksa është Bekim Bala që barazoi shifrat në minutën e 11-të, me sulmuesin e Kombëtares U-21 që realzoi dopjetën e tij personale në të 65’, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 Tiranës. Shkodrani u ngjit në kuotën e tetë golave.
Dopjeta e dytë sezonale e Bekim Balës, pas asaj të realizuar kundër Pogradecit, teksa në fitoren 3-2 ndaj Bylisit, ai ishte autori i të tre golave për bardheblutë.
Shija e një fitoreje të mundshme për bardhblutë zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi ishte kapiteni i Shkumbinit, Roland Dervishi, që barazoi rezultatin 2-2 në minutën e 74-t, me golin e tij të nëntë sezonal, duke u barazuar me Xhevair Sukajn e Vllaznisë në listën e golashënuesve më të mirë të Superligës.
Në harkun e dy minutave, Shkumbini shënoi edhe golin e fitores, falë punës së çmuar të mesfushorit 18-vjeçar, Enea Sulkja, që jo vetëm shënon golin e tij të dytë sezonal, por firmosi edhe fitoren e 4-t të peqinasve në këto 11 javë.
Minutat e mbetura prodhuan disa aksione sulmuese të Tiranës, por bardheblutë nuk arritën të gjejnë më rrugën e rrjetës, duke i dhënë fund serisë pozitive prej nëntë javësh.
Një humbje e hidhur kjo për Tiranës, që tashmë e shohin veten pesë pikë pas Teutës kryesuese, ndërkohë që java e 12-të ofron një Tirana-Laçi, ndërsa Shkumbini udhëton në Vlorë.