E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu-Bylis 3-2, Super Xhafaj

/* */

Skënderbeu kori tri pikë të rëndësishme duke mundur 3-2 Bylisin, me trajnerin çek Stanislav Levi që fitoi sfidën ndaj kosovaro-turkut Naxhi Shensoj. Edhe pse humbi një penallti nga ana e kapitenit Bledi Shkëmbi (portieri Frashëri grushtoi), ishte Daniel Xhafaj ai që solli humorin në kampin korçar me golin e tij në minutën e 13-të.

Igli Allmuça është regjisori i goli të dytë për vendësit. Mesfushori tiranas jep një asist perfekt për Tahirllarin që shënon, 2-0 për “ujqërit”, që tashmë janë më të qetë. Daniel Xhafaj duket i transformuar teksa driblon këdo dhe më në fund edhe portierin mik dhe me portën e boshatisur mund t’i gëzohet golit të tretë.

Marrin frymë lirshëm vendësit, por jo për një kohë të gjatë, pasi në të 84’ dhe 86’, me dy gola të njëjtë, Koreshi dhe Dimo shkurtojnë diferencat për miqtë. Por vetëm kaq. Korçarët arrijnë një tjetër fitore të rëndësishme, duke i marrë Kastriotit vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.        

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›