E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana rigjen Balen por jo tri piket Dinamo ndal Flamurtarin

Tomori mund Vllaznine 1-0 Pas Skenderbeut Dinamo befason edhe Flamurtarin

Tirana i eshte shkeputur me pese pike kreut te renditjes se Superliges te mbajtur nga Teuta pas humbjes se pesuar dje ne Peqin. Nderkohe Skenderbeu me fitoren e arritur ndaj Bylisit ngjitet ne vendin e trete te renditjes. Sa i perket surprizes se javes duhet thene se ndodhi ne Tirane. Ne stadiumin Qemal Stafa skuadra e Dinamos mundi qe ti marre barazim ekipit te Flamurtarit.

Bala nuk mjafton

Tirana nuk kalon dot Shkumbin pasi pas 9 ndeshjeve pa humbje jane ndaluar ne Peqin. Shkumbini ka fituar 3-2 ndaj 24 here kampioneve te Shqiperise qe tashme jane shkeputur pese pike nga Teuta e vendit te pare. Te paret kane kaluar ne avantazh vendasit me Mustafaj ne minuten e 30-te. Me kete gol mbyllet pjesa e pare. E dyta nisi bukur per Tiranen qe arrin te ktheje rezultatin me dy gola te Bekim Bales ne minuten e 55-te dhe 65-te. Por peqinasit gjejne forca per ta kthyer gjithcka ne favorin e tyre duke shenuar dy gola te tjere. Me minuten e 75-te barazon Dervishi dhe nje minute me vone Sulkja shenon golin e trete.

Tomorri mund Vllaznine

Tomori arrin te kthehet te fitorja duke mundur minimalisht 1-0 Vllaznine. Takimi eshte luajtur ne Kucove dhe fusha e stadiumit Bashkim Sulejmani ka rezultuar fatsjellese per beratasit. Ndersa shkodranet jane zhytur ne piken me te erret sezonale ku pas humbjes ne shtepi me Skenderbeun munden edhe nga Tomori i vendit te parafundit. Goli i vetem dhe i fitores per Tomorin u shenua nga Bakiu ne minuten e 56-te te takimit.

Skenderbeun e tremb vetem Dimo

Skenderbeu ka fituar 3-2 me Bylisin dhe tashme korcaret marshoje drejt kreut te cilet me kete tripikesh arrijne vendin e trete ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e 20 pikeve. Korcaret ne kete takim kane gjetur Daniel Xhafen i cili ka shenuar dy nga tre golat e Skenderbeut pikerisht ne minuten e 10-te dhe te 75-te. Golin tjeter per Skenderbeun e ka realizuar Tahrillari ne minuten e 35-te. Pjesa e pare u mbyll 2-0 per Skenderbeun. Per 85 minuta korcaret ishin te sigurt ne fitoren e tyre por ne pese minutat e fundit jane zgjuar ballshiotet qe arrijne te realizojne dy here pikerisht ne minutat 85 dhe 88 me ane te Dimos.

Dinamo shtang Flamurtarin

Dinamo qe mendohej inferiore ndaj vlonjateve arrin te beje nje ndeshje te mire duke marre nje barazim 1-1. Takimi u zhvillua ne Qemal Stafa ne nje atmosfere te shkrete pasi nuk kishte shume tifoze. Pjesa e pare ishte e miqve qe ne minuten e 22-te shenojne me ane te Progrit nga nje goditje denimi. Me kete rezultat 1-0 ne favor te kuqezinjve mbyllet pjesa e pare. Me tej pjesa e dyte ofron nje Dinamo qe tregon se ka kapacitete per ta kaluar situaten. Blute e barazojne rezultatin ne minuten 57-te me ane te mbrojtesit Malota. Merite ne kete pike te Dinamos ka edhe portieri Osmani qe pas disa probleme familjare ka udhetuar sot nga Italia dhe menjehere ka zbritur ne fushe dhe ka bere disa nderhyrje shpetimtare. Per kryeqytetasit ky ishte vetem barazimi i trete ne 11 jave kampionat dhe i sherben per te shkuar ne kuoten e zero pikeve pas tre pikeve te zbritura ne tavoline nga UEFA per shkak te moskorrektesise ne pagesen e futbollisteve.

E diel

KAMZA ndash TEUTA 1-2

Shenues Ishka 63 11-m / Nika 2 Cota 30

LACI ndash KASTRIOTI 1-1

Shenues Buljan 45 / Inkango 90

APOLONIA ndash POGRADECI 2-3

ShenuesNdoni 70 Gerxho 92/ Drazhanin 6 Eminhazeri 74 Jahaj 90 11-m

Dje

TOMORI- VLLAZNIA 1-0

Shenues Bakiu 56

SHKUMBINI ndash TIRANA 1300

Shenues Mustafaj 30prime Dervishi 75prime Sulkja 76prime / Bala 55prime 65prime

SKEumlNDERBEU ndash BYLIS 3-2

Shenues Xhafaj 10 75prime Tahirllari 35prime/ Koreshi 85prime Dimo 88prime

DINAMO ndash FLAMURTARI 1-1

Shenues Malota 57prime / Progri 22prime

Renditja Nd. Pike

1 Teuta 11 28

2 Tirana 11 23

3 Skenderbeu 11 20

4 Kastrioti 11 19

5 Flamurtari 11 18

6 Laci 11 16

7 Pogradeci 11 16

8 Shkumbini 11 15

9 Vllaznia 11 14

10 Bylis 11 14

11 Kamza 11 13

12 Apolonia 11 8

13 Tomori 11 8

14 Dinamo 11 0


Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›