E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSFH dhe SHAF-ja denojne dhunen ne Lac

Ne oret e vona te mbremjes ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit per dhunen ne takimin Laci-Kastrioti ku u godit barbarisht gjyqtari i FIFA-s Lorenc Jemini. Sipas komunikates per shtyp FSHF distancohet nga keto akte dhune te ndodhura ne stadiumin e Lacit dhe me cdo lloj dhune qe i prish bukurine dhe misionin nje ndeshjeje futbolli. Per kete arsye Federata Shqiptare e Futbollit i kerkon Komisionit te Disiplines te ndeshkoje ashper shkaktaret e kesaj dhune duke zbatuar rregulloren perkatese. Goditja e gjyqtarit brenda fushes se lojes ka ndeshkime edhe me drastike se sa denimi i stadiumit apo zhvillimi i ndeshjeve pa tifoze. Masat ekstreme per kete dhune barbare qe u shkaktua ne Lac ndaj nje gjyqtari mund te sjellin edhe perjashtimin e Lacit nga kampionati. Po dje reagoi edhe Shoqata e Arbitrave te futbollit shqiptare. Ne mbledhjen e saj te zhvilluar me date 05.12.2011 Kryesia e Shoqates se Arbitrave te Futbollit Shqiptar denoncon me force dhunen e ushtruar ndaj arbitrit te FIFA-s Lorenc Jemini menjehere pes perfundimit te ndeshjes Laci ndash Kastrioti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›