Tomori-Vllaznia 1-0, beratasit fitojnë me 10

/* */
Tomori mori tri pikë tejet të rëndësishme në fitoren 1-0 kundër Vllaznisë, në takimin e zhvilluar në “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës, edhe pse luajti nga minuta e 72-të me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të mbrojtësit Emiljano Çela.
Të mbështetur nga një publik i zjarrtë dhe i madh në numër në stadiumin e Kuçovës (ndodhet rreth 11 km larg Beratit), golin e rëndë të fitores së dytë sezonale të beratasve e shënoi Endri Bakiu në minutën e 56-të. Për sulmuesin 24-vjeçar ky ishte goli i tij i katërt sezonal në dhjetë ndeshje të aktivizuara.
Gjithsesi më parë Klodian Arbëri me një roveshjatë të bukur goditi traun e Vllaznië, ashtu sikundër pas një gjuajtje të Gjinit të Vllaznisë, portieri i Tomorit, Llani, devijoi topin që goditi traversën. Gjini ishte autori i një tjetër shtylle.
Gjyqtari Bardhyl Pashaj anuloi edhe dy gola të Vllaznisë, në të 81’ shënoi Djepaxhia dhe në të 85’ Markolaj, ndërkohë që trajneri Vata reagoi duke vënë duart në kokë.
Vllaznia pësoi humbjen e dytë rresht në katër ndeshje të drejtuara nga Rudi Vata, duke dëshmuar se pezullimi (katër mujor) i sulmuesit Xhevair Sukaj do të shkaktojë një faturë të rëndë rezultatesh për 9 herë kampionët e Shqipërisë.
Përfundimisht, shkodranët pësuan humbjen e pestë në 11 javë, duke pasur 14 pikë më pak se Teuta kryesuese, 28, pikërisht ndaj skuadrës që Mirel Josa e mundi 3-1 në javën e tretë.