E Diel, 1 Nëntor 2026

Birce dhe Musta trajneret e TKZ-se dhe Qendres Mediatike Kurajo

Diten e djeshme eshte bere prezantimi i trajnereve te ekipeve te Qendres Mediatike Kurajo dhe grupit te Tifozeve Kuqezi te cilet do te zhvillojne nje ndeshje bamiresie ne date 9 dhjetor te ketij viti ne stadiumin Qemal Stafa. Dy emra te njohur te futbollit shqiptar si Bejkush Birce dhe Perlat Musta do te jene trajneret e ketyre dy skuadrave. Birce u shpreh se ky ekip sado i dobet fizikisht ka nje mesazh shume te forte dhe te madh per publikun madje e mrekullon ky event bamiresie. Stervitja e ketyre dy ekipeve do te kryhet ne ambientet e kompleksit sportiv Skender Halili dhe lojtaret do te jene ne dispozicion per formacionin baze. Gazetaret jane ish-lojtare ose njohes te mire te futbollit dhe interesimi i tyre ka qene i madh jo vetem per kenaqesine e ndeshjes ne Qemal Stafa por edhe mbeshteten kete nisme te paren ne llojin e saj. Drejtuesi i Qendres Mediatike Kurajo Hamza Hatika eshte shprehur optimist per interesimin e ketij eventi pasi kerkesat per bileta dhe artistet qe kerkojne te jene te pranishem eshte nje ogur i mire per suksesin e ketij eventi. Gazetari Marin Mema ish-futbollist i Tiranes ka kerkuar pjesemarrjen e qytetareve ne kete event si nje dhurate te bukur per femijet jetime ne kete fund viti ku pjesemarrja e artisteve do ta beje edhe me terheqes te premten e dates 9 dhjetor.

Te dyja skuadrat u kane bere thirrje qytetareve te Shqiperise qe te kontribuojne sado pak per femijet ne nevoje. TKZ kane hapur edhe nje llogari bankare tek Banka CREDINS me numer llogarie 341107. Te ardhurat nga ndeshja e bamiresise do te shkojne per shtepine e femijes Zyber Hallulli ne Tirane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›