E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, iken Bici, mberrin Sejdini

Tekniku Vasil Bici nga sot nuk do te jete me ne krye te pankines peqinase, nderkohe qe, sipas te gjitha gjasave, ne vend te tij do te ulet Faruk Sejdini. Lajmin e beri te ditur, mbremjen e se henes, sekretari i klubit peqinas, Astrit Isai, i cili ne prononcimin e tij eshte shprehur se "Bici nuk do te jete me trajneri i Shkumbinit". Pra, ajo cka deri dje qarkullonte si nje thashetheme, tashme eshte bere realitet. Kishte jave qe dicka nuk shkonte mire ne kampin peqinas. Nuk ishin vetem humbjet e pese ndeshjeve te fundit, por dicka me shume. Skuadren e kishte perfshire kriza e besimit dhe gjendja e renduar ne anen psikologjike ishte ne limitet e pranueshme. Pas humbjes me Apolonine, edhe vete Bici kishte vene re se diskutimet ne mjediset sportive, per ndryshimin e gjendjes se skuadres, preknin edhe emrin e kryepankines se Shkumbinit. Humbjet e njepasnjeshme si dhe zbritjet ne pozicionet e tabeles se renditjes krijuan nje situate, qe nuk mund te kaperdihej lehte nga drejtuesit e klubit bardhekaltert. Per t'i paraprire perkeqesimit te situates, ata kane nderhyre, duke vendosur largimin e Bicit nga detyra e trajnerit. Tekniku lezhjan eshte ulur ne pankinen peqinase ne ditet e fundit para fillimit te kampionatit dhe, fale punes se perkushtuar e pasionante, arriti te krijoje nje skuader, e cila ne javet e para u paraqit mjaft ambicioze, duke qene ne krye te tabeles. Qe pas humbjes me Partizanin, ne kampin peqinas eshte krijuar nje gjendje e renduar, por Bici luftonte me shpresen se situata do te permiresohej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›