E Shtunë, 31 Tetor 2026

U- 21, kandidatet ne site

Trajneri i kombetares U 21, Artan Bushati, do te mbledhe skuadrene tij ne fillimin e javes se ardhshme. Grumbullimi dyditor do te nise te henen ne qendren stervitore te ekipeve kombetare ne Kamez. Me kerkese te trajnerit Oto Baric, ne skuadren e Bushatit do te jene te pranishem edhe Mergim Mavraj dhe Labinot Haliti. I pari mori pasaporten shqiptare nje jave para ndeshjes se Amsterdamit, kunder Holandes, bashke me Besart Berishen, por nuk u thirr per shkak demtimi. Haliti ka qene i thirrur edhe me pare nga Bushati, nderkohe qe kerkohet edhe nga kombetarja australiane. Po ashtu, ne grupin e Bushatit do te jete edhe nje lojtar qe luan ne Bosnje, i quajtur Dede Dedaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›