Shkumbini, thuajse në gjysmëfinale, gjithçka e hapur për të tjerët

Albania-Sport - Kupa e Shqipërisë ka luajtur sot pasdreke ndeshjet e para të turit të saj cerekfinale dhe, përvec Shkumbinit, që ka shpartalluar në fushën e vet modestët e Turbinës me rezultatin 4-0, në të tre ciftet e tjera, gjithcka mbetet e hapur, pavarësisht rezultatit. Kështu, përvec fitores së thellë të peqinasve ndaj miqve nga Cërriku, në ndeshjen tjetër të grupit të parë, Dinamo ka vuajtur, por ka arritur një fitore mjaft të vlefshme, 2-1 në Kavajë ndaj Besës vendase, duke hedhur kështu një gjysmë hapi drejt vendit në katërshen e Kupës së Shqipërisë.
Ndërkaq, akoma më e paqartë është gjendja në grupin e dytë, por të favorizuar janë Partizani, që mori një barazim mjaft të vlefshëm, 1-1 në Shkodër me Vllazninë, dhe Teuta, e cila kapërceu pësimin e një goli dhe siguroi një fitore minimale, 2-1, në fushën e vet përballë Tiranës. Në fakt, fitorja e "Djemve të detit, të drejtuar nga ish-trajneri i Tiranës, Sulejman Starova, merr edhe më tepër rëndësi, kur ke parasysh se, vetëm para dy javësh, durrsakët u shpartalluan thellë në kryeqytet, 0-5, ndaj bardhebluve, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore.