E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare/ Luan Krasniqi: “Brian Minto, nuk të frikësohem!”

EKSKLUZIVE - Edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, Luan Krasniqi i tregoi ekskluzivisht për Albania-sport.com se kush do të jetë kundërshtari i shumëpritur i datës 17 mars në Hanns - Martin - Schleyer - Halle në Stuttgart. Edhe pse transmetuesi prestigjioz shqiptar "Digitalb" ka blerë ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve të Luan Krasniqit, lajmin ekskluziv për gjithë mediat e zotëron Albania-sport, teksa vetëm katër ditë më pas, më 19 shkurt 2007, pritet të publikohet zyrtarisht në median gjermane dhe atë botërore, kandidati qe do hyje në ring me kampionin nga Juniku, Luan Krasniqi.
Po kush është kundërshtari i tij, Lamon Brewster, Holifild apo Hasim Rahman?
Ai është amerikani Brian Minto nga Butler, PA, USA. Amerikani 32-vjecar amerikan ka një bilanc të shkëlqyer. Ai ka dyluftuar 28 herë nga të cilat ka fituar 27 herë dhe ka humbur vetëm një dyluftim. Kundërshtari i tij i fundit ka qenë gjermani Axel Schulz kundër të cilit ai fitoi me KO në raundin e 6-te. Minto nga 27 fitore, 17-te prej tyre janë me KO.
Boksieri i peshës së rëndë me origjine kosovare, Luan Krasniqi është ngjitur 32 herë në ringun e boksit profesionist ku ai ka fituar 29 dyluftime, një barazim dhe dy humbje. Plot 14 herë ka fituar ai me KO. Ndeshja me kulminante dhe më e rëndësishme e tij ka qenë më 28 shtator 2005, pikërisht në ditën e 100 vjetoritn të boksierit legjendar gjerman Max Schmeling, të cilin Luani e ka takuar kur ai ishte gjallë dhe ka dëshiruar të sjellë mbas më shumë se 30 vjetësh në Gjermani rripin e Kampionit të Botës.
Por ëndrra nuk u realizua. Ai boksoi shumë mirë deri në raundin e 9-të, pikërisht atëherë kur të gjithë menduan se ai do të fitonte, pasi kryesonte me pikë dhe me raunde, i dërmuar dhe shumë i lodhur fizikisht Breëster befasoi me një grusht që e hodhi përtokë Krasniqin.
Krasniqi kërkon ta fitojë dhe një herë shansin për të dyluftuar për titullin Kampion Bote. Por për të kaluar deri atje, ai duhet të fitojë më datën 17 mars. Kundërshtari i tij Minto ka synimet e veta. "Unë dëshiroja të dyluftoj me një top-boksier dhe më në fund mu realizua dëshira. Unë kam qëllimet e mia dhe po nëse do të arrij të eliminoj Krasniqin atëherë do të kërkoj të dyluftoj për një titull kampion bote", kështu ka shprehur dëshirën amerikani Brian Minto.
Por për Krasniqin ditët janë të numëruara. Ai tani po përgatitet në Majorka të Spanjës dhe nga fundi i javës së ardhshme do të kthehet në Gjermani duke përfunduar kështu stërvitje me intensitet të lartë dhe do të koncentrohet te kundërshtari i tij i radhës më datën 17 mars.
Duke e pyetur se sa e njeh kundershtarin Krasniqi pohon për Abania-sport: "Unë njoh shumë mirë kundërshtarin tim të ri pasi ai më 25 nëntor të vitit 2006 boksoi në Westfallen Halle të Gjermanisë kunder gjermanit Axel Schulz. Ai boksoi aq mirë sa që Schulz u turpërua dhe u kritikua gjatë në Gjermani. Kam respekt për këtë boksier se bokson pastër dhe është një individ që kërkon të fitojë me KO. Po ti hedhësh një vështrim karrierës së tij ai ka humbur vetëm një dyluftim në vitin 2004 kundër bashkatdhetarit të tij Tony Tubbs."
Gjatë bisedës së shkurtër telefonike Krasniqi premtoi edhe një intervistë ekskluzive vetëm për Albania-sport.com vetëm pak orë para sfidës së madhe kundër amerikanit Brian Minto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›