E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Rrustemi: “Edhe Bajerni, nuk më lumtëron më shumë se Shqipëria”

Nga Gjermania, Alfred Mane
EKSKLUZIVE - "Unë gëzohem pa masë që Rrustemi do të ketë mundësi të luaj për Kombëtaren shqiptare,. Ai është pa më të voglin dyshim një lojtar me të ardhme dhe jam i bindur se do të ecë më shumë përpara", - kështu u shpreh ekskluzivisht për faqen sportive shqiptare Albania-sport.com, trajneri i ekipit Borusia Mönchengladbach II, Horst Wohlers, për kanidatin post-Besnik Hasi në zemër të mbrojtes shqiptare dhe aq shumë të kërkuar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric. Rrustemaj ka paraqitur prej dy ditësh në Federatën Shqiptare të Futbollit, dokumentat e nevojshme për pajisjen me pasaportë shqiptare dhe pas kompletimit nga ana FSHF-së, dosja "Rrustemaj" do të përcillet në Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë e Sporteve dhe prej andej në presidencën shqiptare. Po kush është talenti Blerim Rrustemi. Nuk i kishte mbushur akoma 20 vjet, kur Blerim Rrustemi kthehet nga Toronto, Kanada, në Europë për të bërë karrierë dhe për tu afirmuar si futbollist. Nuk ishte rastesi, që Blerimi zgjodhi Gjermaninë, vendin ku ai mund të ndertonte një të ardhme, pasi në Gjermani jetonte vellai dhe motra e tij. Por përsëri ishte nje vend i ri. Gjuha gjermane nuk është e lehtë për tu mësuar. Të integrohesh në jetën gjermane nuk ishte aq e vështirë sa të depërtojë nëpër fushat e blerta apo stadiumet gjermane. Konkurrenca në Gjermani është shumë e ashpër. Por djaloshi nga Vushtria e Kosoves arriti të kontaktojë me klubin futbollistik Mönchengladbach, pasi dhe vellai i tij jeton në këtë qytet. Në vitin 2004 ai firmosi për ekipin e Mönchengladbach II, ekip që asokohe luante në Oberliga (Kategoria e 4 në Gjermani). Duke punuar me disa trajnerë si Horst Köpel apo Olgar Fach, ai arriti të bëhej lojtar titullar dhe në qershor te vitit 2006, skuadra u ngjit një kategori më lart në Regional Liga, duke u drejtuar nga trajneri Horst Wohlers, i cili gjatë karrierës se tij si futbollist ka zënë vendin e dytë në Champions League në vitin 1977. Trajneri e mbështeti shumë futbollistin nga Kosova dhe kur vitin e kaluar (2006) morri një telefonate nga Hans Peter Briegel, i cili donte të dinte më shumë informacione për Blerimin, Wohlers u gezua pa masë dhe menjëherë e njoftoi djaloshin dhe i uroi fat për tu intergruar në Kombëtaren e Shqipërisë. Rrustemi vazhdonte te punonte dhe priste, qe së shpejti, ashtu si dhe shoku i tij i skuadrës, Kastrati, të thirrej një ditë nga trajneri i Shqipërise. Tani ai është jo vetëm një titullar i padiskutueshëm me ekipin e tij, por dhe një nga lojtarët më të paguar në skuadër dhe mban shiritin e kapitenit. "Ai është një lojtar bazë për ekipin tonë dhe i ka qëndruar besnik, deri në fund të kontratës ekipit edhe pse ka patur disa oferta nga skuadra të kategorive më të lartë"- shprehet ekskluzivisht për Albania-sport.com trajneri i ekipit Horst Wohlers. Gjatë fazës përgatitore dimëore që Borusia Mönchengladbach zhvilloi në Turqi, Rrustemi u vëzhgua dhe u pëlqye jo vetëm nga trajneri i Shqiperisë Otto Baric, por u pëlqye edhe nga ekipi i kategorisë së dytë Carl Zeiss Jena, e cila ashtu si dhe kosovarin tjetër Shefqet Kuqi, dontë ta bente lojtarin e saj. Por transferimi për te Jena nuk u realizua edhe pse Carl Zeiss Jena ishte gati të paguante një dëmshpërblim deri ne 100 000 euro për djaloshin nga Vushtria. Ishte pikërisht trajneri Wohlers ai që e ndihmoi dhe e këshilloi futbollistin që të rrinte në ekip deri në fund të kontratës, deri në qershor të këtij viti, pasi ekipi kishte shumë nevojë për ndihmën e tij, edhe pse ekipi i Bundesliga 2 i paguante dyfishin e rrogës së ekipit Borusia Mönchengladbach II. "Blerimi e ka të ardhmen përpara,- shton trajneri Ëohlers për Albania-sport.com. "Jo gjithmonë paraja luan rol të rëndësishëm në trasferim. Me lojen e tij të mirë unë jam shume i bindur se ai do të luajës sezonin a ardhshëm në një ekip më të mirë se Jena, e cila për momentin rrezikon të bjerë nga kategoria. Në Turqi na vizitoi trajneri me përvojë Otto Baric, i cili jo më kot kerkon ta pajisë me pasaporte shqiptare Blerim Rrustemin dhe unë fola për të fjalët më të mira". Pas kthimit nga Turqia, trajneri Baric kërkoi me ngulm që FSHF-ja të pajisë me pasaporte shqiptare, brenda një kohe rekord 23 vjecarin Blerim Rrustemi. Blerim Rrustemi, ish-lojtar i Supra Toronto(Kanada), Portugesua (Brazil ), Sporting Defensor (Uruguay) i kontaktuar nga Albania-sport pohoi.: "Kur të vesh fanellën e Kombëtares së vendit tim, do me duket sikur do të lind për herë të dytë. Ajo fanellë më jep krenari të paimagjinueshme dhe do jem njeriu më i lumtur. Aktivizimi me Shqipërinë do të jetë një nga pikat më kulminante e karrierës sime si futbollist. Edhe me Bayern München po të luaj një ditë, nuk do të gëzohem dhe lumturohem aq shumë se sa po të luaj për Shqipërinë. Shpresoj dhe mezi po pres, që të pajisem me pasaportë dhe besoj se nuk do ta zhgënjej trajnerin apo publikun e mrekullueshëm shqiptar" Blerimi është i qetë si natyrë, i ashpër dhe dinamik në fushë, por tej mase sentimental kur flet për Kombëtaren Shqiptare. "Nuk e di se si mu ngjeth mishi kur 74 vjecari Otto Baric më pyeti në Turqi se a do kisha unë dëshirë të luaja për Shqipërinë? I ktheva përgjigje duke i thëne se, është njësoj sikur ti thuash të verbrit apo don sy me pa" . Por a do të bëhet ëndrra realitet për djaloshin shtatlart 1.84 metra? Kjo nuk varet me prej tij...??????????!!!!!!!!!!!!! SKEDA E BLERIM RRUSTEMIT Mosha: 23 vjec (02.04.1983) Lartësia: 1.84 m Këmba e preferuar: e djathta Roli: Mbrojtës, mesfushor Gjendja familjare: beqar Kombësia: shqiptare Shtetesua: kanadeze EKIPET 1999 - 2000 Supra Toronto/Kanada 2000 - 2001 Portugesua/Brazil 2001 - 2002 Asurri Toronto/Kanada 2002 - 2003 Sporting Defensor/Uruguay 2004 - 2005 Borusia Mönchengladbach II 2005 - 2006 Borusia Mönchengladbach II 2006 - 2007 Borusia Mönchengladbach II

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›