E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimi i urgjencave, Japonia jep 5 mln euro për 14 rrethe

Tiranë, 2 shkurt, NOA Nga Blerina Ahmetaj - Qeveria
japoneze i ka akorduar shëndetësisë shqiptare një grant prej 5 milionë euro në
drejtim të shërbimit të urgjencave. Ky fond do të shkojë për 14 qendrat e
urgjencave në rrehtet Lezhë, Kukës, Durrës Lushnjë, Dibër, Elbasan, Fier,
Berat, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Korçë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili
theksoi se ky projekt do të rrisë cilësinë e shërbimit në urgjenca.

Marrëveshja përputhet plotësisht me
strategjinë e sistemit shëndetësor dhe atë të urgjencës në veçanti dhe ka për qëllim
përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit të urgjencës për popullatën. Nga
ky projekt përiftojnë 14 qendra urgjence në spitalet rajonale të vendit si dhe
qendrat e urgjencës në shërbimin pediatric në qsut dhe urgjencën e Tiranës,
tha Vasili.

Ky grant  i qeverisë japoneze është i treti që i
akordohet shëndetësisë shqiptare.

Në 14 qendrat e urgjencës do të instalohen 47
tipa aparaturash të reja ku përfshihen autoambulanca me pajisje të avancuara për
shpëtimin e jetës, sete diagnostikimi deri dhe dy skanera si dhe pajisje që
nevojiten për dhënien e ndihmës së shpejtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›