Partitë shqiptare në Maqedoni dënojnë aktin
SHKUP- Ambasadori amerikan Pol Volers dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në një takim të përbashkët kanë diskutuar mbi incidentin e fundit të vrasjes së pesë personave në periferi të Shkupit, raporton Ina.
Ahmeti dhe Ambasadori Volers shprehën keqardhje për incidentin e rëndë dhe u dakorduan që është e rëndësishme që hetimet të bëhen në mënyrë të detajuar duke sjellë para drejtësisë sa më parë përgjegjësit për këtë krim.
“Bashkëbiseduesit u dakorduan gjithashtu që institucionet e vendit duhet të janë aktive edhe në menaxhimin e situatës por edhe në hetimin dhe zbardhjen e menjëhershme të krimit. Qytetarët, mediat dhe të gjithë opinionbërësit gjithashtu duhet të japin kontributin e tyre duke mos paragjykuar motivet për këtë krim”, thuhet në komunikatën e dalur pas takimit.
Ata kanë biseduar edhe për perspektivën evroatlantike të vendit si rrugë e vetme anëtarësimi në NATO.
Ambasadori Volers gjithashtu shprehu interesim për propozim Ligjin për Lustrim pas abrogimit të disa dispozitave të këtij Ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dënon aktin e vrasjes së pesëfishtë në afërsi të Shkupit dhe në të njëjtën kohë apelon tek të gjithë qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e spekulimeve dhe provokimeve të ndryshme.
"Kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë ta zbardhin rastin në fjalë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë", thuhet në komunikatën e PDSH-së.
(ma.ar/BalkanWeb)