E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinia e PS aktivitetet sportiv në Thumanë, Veliaj: Gol në zgjedhjet e ardhshme

THUMANË- Kanë marrë start nga Thumana e Krujës, një sërë aktivitetesh sportive të organizuara nga sekretariati për rininë në PS. I pranishëm në këtë aktivitet Veliaj kërkoi që të rinjtë të jenë të bashkuar si në lojë ashtu dhe në jetën politike për të arritur fitoren

“Ne vitin që vjen kemi një betejë shumë të fortë. Dhe ashtu sic kemi bërë gol sot, ashtu edhe në politikë duhet të bëjmë gol. Anjë prej nesh nuk është një ishull, asnjë prej nesh nuk ja del dot vetë. Po të jemi të gjithë bashkë ashtu sic jemi sot në lojë, ashtu edhe në betejën dhe garën e politikës, unë them se mund të fitojmë dhe mund të fitojmë bindshëm. Jemi dakort apo jo”,- deklaroi Erion Veliaj, Sekretar për Rininë në PS. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›