E Diel, 1 Nëntor 2026

Asanzh premton sukses për show-in e tij, nis më 17 prill

RUSI- Julian Asanzh, themelues i web faqes më të shumëpërfolur në botë WikiLeaks-it, pritet të startojë shfaqjen e tij televizive më 17 prill. 

WikiLeaks bën me dije se Asanzh ka përfunduar xhirimet e 12 episodeve të show-t që mban titullin “Bota nesër” e që transmetohet në televizionin rus “Russia Today”, ndërkohë që shikuesit do të kenë mundësi t'a ndjekin edhe on-line. 

WikiLeaks premton spektakël të garantuar me të ftuar special përfshirë “politikanë, revolucionarë, intelektualë, artistë dhe vizionarë”.

WikiLeaks u bë faqja me e famshme në botë pas publikimit të mijëra dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara. Asanzh është në pritje të një vendimi gjyqësor nga drejtësia britanike, në lidhje me ankesën e tij kundër ekstradimit në Suedi, ku do të përballej me akuzat për sulme seksuale. Akuzat në fjalë, që Asanzh i mohon.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›