E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, vritet19-vjeçari shqiptar

SHKUP- Një nxënës është vrarë në shkollën e mesme "Zdravko Cvetkovski" në Shkup.

Vrasja ka ndodhur kur në shkollë, rreth orës 14:30 kanë hyrë dy persona, tani për tani të panjohur, që dyshohet se janë maqedonas, dhe kanë sulmuar dy nxënës të kësaj shkolle të mesme. Ata i kanë sulmuar me shufra metali.

Nga lëndimet në spital ndërroi jetë Muhamed Ali Jashari i lindur në vitin 1992, ndërsa me prerje serioze në kokë, në spital është dërguar nxënësi D.A., i lindur në vitin 1994. Sulmi është kryer në oborrin e shkollës. Ende nuk dihet nëse sulmuesit ishin shkollarë të mesëm apo më të moshuar.

Ministria e Arsimit e ka konfirmuar ngjarjen tragjike, ndërsa zv/ministri shqiptar, zyrtar nga BDI-ja, mbetet i pakapshëm për të dhënë sqarime edhe për këtë rast. Pritet që policia sot të sqarojë mbi këtë incident të rëndë në Shkup, i cili ndodh pak para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›