Shkup, Kisha neKala, tensionohenmarrëdhëniet ndëretnike
SHKUP-Në Maqedoni janë tensionuar marrëdhëniet ndëretnike, pasi autoritetet maqedonase kanë tentuar që tinëzisht gjatë natës të kryejnë punime për ndërtimin e një kishe ortodokse në Kalanë e Shkupit. Pasi ditën punimet ishin ndërprerë me urdhër të ministrisë ato vazhdonin natën. Kjo nxiti dhe shqetësimin e qytetarëve shqiptarë, të cilët mbrëmjen e së enjtes rrënuan muret e objektit të ndërtuar. Në tërë këtë situatë ka ndërhyrë policia, ndërsa janë provokuar reagime të ashpra të liderëve shtetërorë e politikë të Maqedonisë. Me këtë rast, është shmangur një incident, i cili mund të kishte pasoja serioze për të ardhmen e Maqedonisë.
PDSH akuzon BDI në qeveri, ndërkohë që ka reaguar dhe kryeministri Gruevski i cili ka thënë se “si një politikan, nuk do të lejojë që kjo situatë të ndikojë në marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk do të lejojë që ndokush ta keqpërdorë për qëllime të veta dhe të krijojë skenar
“Kryetari i Qeverisë vlerëson se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe sinqerisht beson se kjo do të ndodh, ndërkaq për situatën e krijuar është komunikuar me partnerët e koalicionit”, theksohet në fund të njoftimit.
dramatik për ndonjë destabilizim”.
Incidenti ne kalanë e Shkupit është diskutuar sot dhe në takimin mes kreut të BDI.së Ali Ahmeti dhe kreut të Demokracisë së Re Imer Selmani. Agjencia e lajmeve Ina informon se Selmani i ka shprehur të gjitha shqetësimet kreut të BDI-së lidhur me veprimet dhe skenaret e Qeverisë, si ai i ndërtimit të fshehtë të kishës në Kalanë e Shkupit. Selmani gjithashtu ka përsëritur nevojën e shpalljes urgjente të zgjedhjeve të parakohshme.. Ministria e Brendshme ka kërkuar marrjen e video-materialeve për provë në hetimin e ngjarjes.
Ndërkohë lëvizja qytetare “ZGJOHU!” nesër do të mbajë protest në shenjë kundërshtimi kundër ndërtimit të kishës ortodokse në lokalitetin e Kalasë së Shkupit.
Drejtuesit e kësaj lëvizje kanë ftuar qytetarët që ti bashkëngjiten kësaj revolte kundër siç thuhet “falsifikimit të historisë dhe përvetësimit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare nëpërmjet ndërtimit të kishës ortodokse në Kala dhe përpjekjeve për të shkatërruar shtëpinë e lindjes së nobelistes shqiptare Goxhe Bojaxhiu”.
Në përkrahje të lëvizjes “ZGJOHU!” janë edhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni si dhe 18 shoqata të tjera joqeveritare.
(s.g/BalkanWeb)