Kryeparlamentari i Kuvajtit nesër në Prishtinë
PRISHTINË-Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, nesër mbërrin për vizitë në Kosovë, Jassem Mohammad Al Kharafi, kryetar i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, i cili udhëheq delegacionin parlamentar kuvajtian.
Kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi, do të pritet në takime të veçanta nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi, bënë të ditur burime zyrtare nga Kuvendi i Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)