Thaçi: Respektoj vendimin e Gjykatës, për çështjen Pacolli

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka folur sot për vendimin e Kushtetueses për zgjedhjen e Presidentit Pacolli.
Ai ka deklaruar se qeveria respekton secilin vendim të Gjykatës, dhe se do të ndërmerren veprime konkrete për ta çuar në vend atë.
Thaçi ofroi garanci se shumë shpejt do të dilet me një zgjidhje për këtë çështje, ndërsa tha se pavarësisht situatës së krijuar politike, koalicioni vazhdon punën normalisht.
Kryeministri tha se e gëzon fakti që edhe Presidenca edhe Kuvendi janë shprehur se do të respektojnë një vendim të tillë.
Kreu i ekzekutivit shprehu besimin se do të miratohet projektbuxheti për vitin 2011.