"Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetim", Eagle përmbyll projektin

Eagle Mobile përmbylli të martën projektin “Biznesi në Mbështetje të Fëmijëve Jetimë” ku u përfshinë edhe 25 kompani, shoqata biznesi, universitete, shkolla, spitale, etj. Shuma e shpenzuar nga kompanitë dhe bizneset pjesëmarrësve në nismë është 120 mijë euro. Këto mjete financiare shkuan tek fëmijët jetimë kryesisht në formë ndihmash. Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, pjesë e projektit ka bashkëpunuar për përcaktimin e fëmijëve në nevojë.
"Për herë të parë sektori privat u mblodh dhe ndihmoi "Fëmijët Jetimë".
Vitin që kaluam interesimi dhe përkujdesja ndaj këtyre fëmijëve pati një
rritje të ndjeshme. Gëzuan më shumë, shëtitën më shumë, u kënaqën më
shumë dhe kuptuan që nuk janë vetëm", tha Ali Taskin, Drejtori i
Përgjithshëm i Eagle Mobile.
"Jemi të lumtur që patëm mundësinë të ndihmojmë këto fëmijë që janë një
pjesë e së ardhmes së Shqipërisë. Kur janë ata të lumtur edhe shoqëria
ndihet më mirë", tha Orhan Coskun, Presidenti i çalik Holding për
Evropën Juglindore.
"Ne si fondacion i Femijeve shqiptare kemi ndjere ne menyre te
vazhdueshme ndihmen dhe suportin qe ju na keni dhene. Fondacioni femijet
shqiptare nga ky aktivitet ka perfituar pese bursa studimi. Eshte shume
e rendesishme qe per femijet ne nevoje, dhe vecanerisht per jetimet te
mos mendohet vetem ne problemet e arsimimit, por te mendohet dhe per
probleme te tjera qe ata kane nevoje, sic eshte shendeti, shkollimi,
mireqenia", u shpreh zonja, Liri Berisha, presidente e fonacionit
“Femijet shqiptarë”.
Eagle Mobile që ndërmori këtë nismë në mbështetje të fëmijëve jetimë e
ka bërë këtë për herë të parë në vendin tonë. Për 2010 kjo kompani ka
ftuar bizneset ti bashkëngjiten nismës së re të saj me fokus mbi
cështjet e mjedisit.
Adi Darsi