Shkup-Prishtinë, së shpejti marrëdhënie diplomatike
Prishtinë -Maqedonia dhe Kosova së shpejti do të vendosin marrëdhënie diplomatike. Zëdhënësi i Presidentit të Kosovës Xhavit Beqiri, deklaroi se këto marrëdhënie do të vendosen në nivel ambasadorësh. “Së shpejti do kemi marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh dhe do të vendosim marrëdhënie bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë”-tha Beqiri.
Megjithatë, zëdhënësi shtoi se në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike nuk ka ndikuar mosftesa e presidentit Sejdiu në inaugurimin e homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov.
Megjithatë, zëdhënësi shtoi se në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike nuk ka ndikuar mosftesa e presidentit Sejdiu në inaugurimin e homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov.