E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku tronditet sërish nga një autobombë

Nasiria - Iraku është tronditur sërish sot nga një atentat me autobombë në qytetin e Nasirias. Burime spitalore bëjnë të ditur për AFP-në se nga atentati i ndodhur pranë një tregu kanë vdekur të paktën 30 persona, dhe 70 të tjerë janë plagosur.

Atentati ndodhi rreth orës 09:15 (06:15 GMT) në një treg të lokalitetit Batha, 40 kilometra në perëndim të Nasirias. Nasiria, 350 kilometra në jug të Bagdadit, është kryeqendra e provincës së qetë Zi Qar, e banuar kryesisht nga shitë në jug të Irakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›