Fillon gjyqi i parë civil për Guantanamon
Nju Jork - Një gjykatë në Nju Jork ka filluar procesin në ngarkim të të parit-ish të burgosur të Guantanamos që transferohet në një gjykatë civile në SHBA.
Ahmed Ghailani, nga Tanzania, nuk i ka pranuar akuzat për përfshirje në sulmet me bomba në ambasadat amerikane në Afrikën Lindore në 1998, ku u vranë më shumë se 200 vetë.
Ahmed Ghailani u ndalua dhe u mbajt në Pakistan në vitin 2004, përpara se të transferohej në Guantanamo.
Duke folur jashtë gjykatës, një prej avokatëve ushtarakë që po ndihmon zotin Ghailani, kolonel Jeff Colwell, tha se kishte besim në sistemin gjyqësor.
"Mendoj se është një gjë e mirë për sundimin e ligjit."
"Ai ndodhet në një gjykatë të fortë me procedura dhe procese dhe jo në një farë amullie ku ka qënë për shumë vite dhe muaj," tha kolonel Colwell.
Korrespondentët thonë se gjyqi shihet si provë për planet e presidentit Obama për të gjykuar 240 të burgosurit e mbetur në Guantanamo, teksa përpiqet ta mbyllë kampin.
/BBC/start/