Shënohet 131 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Prishtinë - Institucionet lokale dhe organizata të ndryshme joqeveritare, për të mërkurën kanë paralajmëruar aktivitete të ndryshme, në mënyrë që sa më denjësisht ta shënojnë 10 qershorin, 131 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP), përderisa Kuvendi Komunal (KK), në seancën solemne do ta dekorojë gjeneralin shqiptar Kudusi Lame me titullin “Qytetar Nderi të Prizrenit”.
Prizreni të mërkurën fillon atmosferën për t’i shënuar dy festa të rëndësishme; 10 qershorin Ditën e Lidhjes Shqiptare dhe 12 Qershorin–Ditën e çlirimit. Këto data janë shpallur si ditë pushimi për shkolla dhe institucione lokale, ndërsa ngjarjet kryesore janë mbledhja solemne e KK-së dhe tryeza mbarëkombëtare “Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së Prizrenit”, në të cilin pritet të marrin pjesë figura të njohura nga viset mbarë shqiptare.
Aktivitetet zyrtare fillojnë në ora 10:00, kur në mbledhjen solemne të mbajtur nga KK-ja, kryetari i komunës Ramadan Muja do ta dekorojë gjeneralin shqiptar Kudusi Lame me titullin “Qytetar Nderi të Prizrenit”.
Kjo ishte kërkesë e shoqatave të dala nga lufta në Prizren, e cila këtë e ka argumentuar me faktin se gjenerali Lame ishte edhe pjesëmarrës në shumë vija të frontit përballë forcave të armikut, si dhe ishte anëtar i SHP të UÇK-së, që dëshmohet edhe nga takimet e krerëve të UÇK-së me të. KK-ja po ashtu ka planifikuar edhe një Akademi solemne për nder të 10 Qershorit - Ditës së LSHP-së, që do të mbahet në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ndërkaq, Rrjeti i Organizatave Shqiptare – ROSHI ka planifikuar një sërë aktivitetesh, të cilat fillojnë nga ora 9:00 me hapjen e manifestimeve para muzeut, ndërsa përfundojnë me ndejën e ROSH-it, që organizohet në disa kafene të qendrës së qytetit nga ora 21.00 deri në mesnatë.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, me këtë rast ka uruar të gjithë prizrenasit, duke vlerësuar këto dy ngjarje si më të rëndësishmet në historinë e re të Kosovës.
Po ashtu, në kuadër të festave të qershorit, në organizim të Shoqatës për Arsim, Kulturë dhe Art “AKEA” në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha” në Prizren është hapur Panairi i librit, të cilin marrin pjesë disa shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Për shkak të kremtimit të 10 Qershorit, drejtoria e Inspektorateve në Prizren për nesër ka ndaluar mbajtjen e auto-tregut. Në njoftimin përkatës thuhet se kjo është bërë më qëllim të shmangies së tollovisë, për të mos penguar ardhjen e mysafirëve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në aktivitete kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në qendër të qytetit bëhet hapja e panairit të artizanaleve dhe hapja e ekspozitës me fotografi të ngjarjeve historike, nga trashëgimia kulturore dhe natyrore e viseve shqiptare, ndërsa gjatë tërë ditës, e sidomos në mbrëmje po ashtu në qendër do të ketë shfaqje të ndryshme artistike të përgatitura nga grupet dhe shoqëritë muzikore.
Në mbrëmje është planifikuar edhe ndezja e flakadanëve në Kalanë e Prizrenit dhe marshuta drejt muzeut të LSHP-së.