Super Pacini Interi jep spekaktël ndaj Palermos
SAN SIRO-Një super Inter dhe një super Xhampaolo Pacini kanë shtrirë në "tapet" Palermon në ndeshjen e zhvilluar dje në "San Siro", e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A. Zikaltërit kanë qenë duke humbur 2-0 në pjesën e parë, por në të dytën kanë realizuar tre herë, duke marrë një fitore sa të vuajtur, aq edhe spektakolare. Ndeshja e djeshme në fakt ka qenë një nga më të bukurat e Serisë A deri më tani, me dy skuadra që nuk kanë menduar asnjëherë të mbrohen, por kanë sulmuar vazhdimisht, duke krijuar edhe momente spektakolare në fushën e lojës. Për Interin dukej gjithçka e humbur në fund të pjesës së parë, pasi në fillim Mikoli dhe më pas Noçerino, arritën të shënonin dy herë në portën e të rikthyerit Zhulio Sezar. Në të dy rastet kanë qenë gabimet e mbrojtjes zikaltër që kanë sjellë golat e siçilianëve. Në të parin gafa e Santon i kushtoi Interit golin e disavantazhit, që më pas peshoi shumë në lojën e skuadrës. Kur pritej reagimi i ekipit të Leonardos, Palermo shënon edhe golin e dytë pas një tjetër kundërsulmi, të finalizuar nga Noçerino. Në pjesën e dytë, gjërat ndryshojnë totalisht. Leonardo hedh në fushë Pacinin dhe Kharzha, për Kutinjon dhe Santon. Gjërat nisin të ndryshojnë edhe në fushë. Në minutën e 57-të, ish-sulmuesi i Sampdorias rrotullohet bukur në zonë dhe mposht Sirigun me një goditje të bukur. 4 minuta më pas, protagonist bëhet portiere Zhulio Sezar, që prêt një penallti të Pastores, të shkaktuar nga Tiago Mota. Ky moment i jep zemër Interit, që barazon në minutën e 73-të me anë të Pacinit, i cili duket se nuk e ka patur aspak të vështirë të ambientohet. 3 minuta më pas, ai merr edhe një penallti, që Eto e shndërron në golin e fitores. Në fund, Palermo mund të kishte barazuar, por Zhulio Sezar arriti të bëjë një gjysmë mrekulli përballë Iliçiç.
NDESHJET
Në takimet e luajtura dje bie në sy triumfi 4-0 i Napolit përballë Sampdorias, në një sfidë që nuk ka patur shumë histori. Skuadra e drejtuar nga Maxarri është ngjitur në këtë mënyrë në vendin e dytë, 4 pikë larg Milanit kryesues, duke zhvilluar kështu një nga edicionet më të mira të 20 viteve të fundit. Edhe këtë herë heroi i napoletanëve ishte Edinson Kavani, autor i një triplete. Ndërkohë, goli tjetër mban firmën e Lavecit. Sampdoria është shfaqur një skuadër tepër e dobët pas largimeve të Kasanos e Pacinit, duke ia bërë më të lehtë punën Napolit. Ndërkohë, ka fituar edhe Xhenoa, që mposhti 3-1 Parmën në "Marassi". Gjithçka është vendosur që në pjesën e parë, kur skuadra kuqeblu ka shënuar 3 herë, duke iu përgjigjur golit të Hernan Krespos. Fitore edhe për Kaljarin, që fundosi Barin e vendit të fundit. Matri shënoi dy herë në fillimin e ndeshjes, ndërsa Okaka shkurtoi diferencën me një goditje nga larg, që nuk u prit siç duhet nga portieri. Më pas, puljezët humbën një penallti me Rudolf, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Kaljari me Akua-freskën 2 minuta para fundit. Ndeshja mes Leçes dhe Çezenës ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa Bolonja-Roma është shtyrë për shkak të borës së madhe që kishte mbuluar stadiumin "Dall'Ara". Sfida filloi, por pas çerek ore, futbollistët i kërkuan arbitrit ta ndërpriste, pasi situata në fushën e lojës nuk ishte aspak e përshtatshme për të luajtur futboll. Seria A ndërkohë startoi ditën e djeshme me takimin Breshia-Kievo, që u fitua pastër 0-3 nga veronezët.
(d.b/BalkanWeb)