E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, faktori shqiptar, skeptik ndaj Thacit

Faktori politik shqiptar ne Shkup ka komentuar me skepticizem idene e kryetarit te PDSH, Menduh Thaci, per krijimin e nje fronti te gjere shqiptar ne Maqedoni.
Sipas BDI-se, ideja ne fjale nuk eshte e re, por kur eshte propozuar me pare ka qene vete Thaci qe e ka kundershtuar. “Dua te potencoj se ne vitin 2002 eshte hedhur kjo ide, qe blloku politik shqiptar te kete nje program te berbashket. Por kjo ide u rrenua nga PDSH”, ka deklaruar deputeti i BDI-se, Tahir Hani. Ndersa DR e ka cilesuar idene si “jo serioze”. “Propozimin e Thacit ne nuk e marrim seriozisht pasi Thaci nuk eshte person serioz. Ne do te shkojme perpara me programin tone”, ka pohuar deputeti i DR, Abedin Zyberi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›