E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, “Gjeografia”fyen shqiptarëtTeodorov: S'e tërheqim

SHKUP- Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë Nikolla Teodorov deklaron se libri i gjeografisë për nxënësit e e vitit të dytë të shkollës së mesme nuk do të tërhiqet edhe pse është e kontestuar nga shqiptarët e Maqedonisë, intelektualët dhe shoqata të ndryshme.

Në këtë tekst shqiptarët jepen si pasardhës të romëve, turqve dhe çerkezëve, madje arrihet deri aty, saqë thuhet në një kapitull të veçantë se "shqiptarët e Maqedonisë janë maqedonas të islamizuar". Në këtë libër theksohet se shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur në Maqedoni para 220 vjetësh e vendosja e tyre nga Shqipëria dhe Kosova akoma vazhdon, edhe pse është e rrezikshme për Maqedoninë.

“Viti i ri shkollor do të nisi pas pak ditësh me tekstet ekzistuese dhe nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme do të studiojnë me gjeo-grafinë ekzistuese”- ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp ministri i Arsimit Teodorov, e kundërta e asaj cka tha pak ditë më parë zv.kryeministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, Abdylaqim Ademi. Sipas këti të fundit "ne si qeveri për shkak të mangësive që ka libri i gjeografisë do ta tërheqim atë".

Ministri Teodorov ka theksuar se "ata që kanë bërë vërejtje për gjeografinë le t'i depozitojnë këto vërejtje për t'i shqyrtuar në të ardhmen".
Sipas logjikës së ministrit të Arsimit Teodorov, nxënësit shqiptarë do të vazhdojnë të mësojnë të pavërteta për shqiptarët dhe historinë e tyre, prejardhjen dhe trojet e veta. Ndërkaq, Lidhja e arsimit të Kumanovës iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni që ta braktisin këtë libër, duke i bërë një bojkotim të hapur në të gjitha shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë, jo vetëm tekstit të gjeografisë që është i mbushur me fyerje por edhe teksteve të tjetra ku ka shtrembërime dhe ofeza ndaj shqiptarëve.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›