Sllovaki, viktimat e masakrës pjesëtarë të një familjeje
Të gjashtë viktimat e çmendurisë së një njeriu të vetëm në Bratisllavë të Sllovakisë, njoftohet se i përkisnin të njëjtës familje. Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin sllovak. Personi që hapi zjarr dhe ë la të vrarë 6 persona, ishte një 50 vjeçar dhe jo adoleshent 15 vjeç siç u raportua fillimisht. 4 gratë dhe dy burrat e vrarë me mitraloz, i përkisnin të gjithë etnisë rome. 14 persona të tjerë mbeten të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç. Burri kishte nisur të qëllonte në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale nga dritarja e apartamentit të tij në drejtim të një banese tjetër. Dëshmitarë okularë rrefyen se masakra ndodhi në një rrugë qendrore, pranë një parku lojrash. Policia mbërriti me urgjencë në vendngjarje dhe rrethoi të gjithë zonën. I bllokuar nga forcat e rendit, vrasësi ia ka drejtuar më pas armën vetes. Përveç mitralozit, ai kishte pasur me vete edhe dy pistoleta. Motivi i masakrës nuk është zbardhur ende, ashtu si dhe shumë detaje të tjera të vrasjes së shumëfishtë.