Sarandë, zbulohet një hark rrethor antik
SARANDE-Një hark rrethor, në formë apside, me dysheme e rasa guri, që mendohet se i takon antikitet të vonë, është zbuluar nga nje ekspeditë në manastirin e “40 shenjtërove”, 4 km larg Sarandës.
Harku rrethor ka vlera të rralla arkeologjike dhe tashmë ky objekt po studiohet nga specialistët. Manastiri i “40 Shenjtoret” daton në vitet 323-324.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ky objekt kulti u bombardua me 60 predha nga forcat italiane. Gjatë regjimit komunist, monumenti u kthye në zonë ushtarake dhe kërkimet arkeologjike nuk u lejuan, veç disa rasteve të veçanta.
Zbulimi vijon pas disa zbulimeve të rralla në Parkun e Apollonisë në Fier.
Një ekspeditë shqiptaro-franceze mundësoi gjetjen e dy busteve statujë mermeri dhe një këmbe bronxi që i përkasin peridhës romake.
(d.b/BalkanWeb)