SHBA: Korea e Veriut të heqë dorë nga programet bërthamore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur të hënën se po presin ende për shenja konkrete nga Korea e Veriut për të hequr dorë nga programet bërthamore.
"Nëse Korea Veriut po kërkon që të punojë në mënyrë konstruktive me komunitetin ndërkombëtar duke përshirë edhe Shtetet e Bashkuara, atëherë do të ishte në të mirë të të gjithëve. Korea e Veriut duhet që të shmangë veprimet provokuese, dhe një angazhim i tillë do të jetë i frytshëm," njoftoi marina amerikane.
Presidenti Barack Obama zgjeroi të hënën sanksionet financiare të SHBA-së kundër Koresë së Veriut, ngriu pasuritë E 4 shtetasve koreano-veriorë ne SHBA dhe ndëshkoi tetë firma për fundosjen e luftanijes së Koresë Jugore.
Obama gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i lejon Shtetet e Bashkuara që të bllokojnë pasuritë e subjekteve të Koresë së Veriut që merren me veprimtari të paligjshme duke mbështetur qeverinë apo udhëheqësit koreano-veriorë.
Uashingtoni i sheh kapacitetet bërthamore të Koresë Veriore të cilat u testuan në vitet 2006 dhe 2009 si kërcënim për aleatët koreano-jugorë.