E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, një 20-vjecar hap zjarr, plagosen 3 persona

SHKUP-Një 20 vjecar në Shkup ka qëlluar me armë automatike nëpër rrugët e qytetit duke lënë të plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur 20 vjecari me iniciale H.B nga Shkupi qëlloi në mënyre të pakontrolluar mbi dy automjete tip Golf dhe Reno.

Fillimisht ai ka shtënë mbi makinën tip Golf, ku mbetën të plagosur dy persona, një 29 vjecar dhe një 22 vjecare.
Pas kësaj autori ka vazhduar të lëvizë sërish në rrugë duke qëlluar me pushkë mbi automjetin tjeter tip Reno, ku shkaktoi plagosjen e një tjetër personi. Të tre të plagosurit po trajtohen në spital, kurse policia ka arrestuar autorin dhe po heton të plotë ngjarjen.

Incident ndëretnik me nxënës shkolle
Sot në mëngjes ka ndodhur një incident midis nxënësve në Kumanovë. Incidenti ndodhi kur në autobusin që transporton nxënës të shkollave të mesme të Kumanovës nga fshati Rrramanli për në Kumanovë janë rrahur tre nxënës shqiptarë me një nxënës maqedonas.

Versioni i agjencisë maqedonase të lajmeve Ina është se tre nxënës shqiptarë kanë sulmuar dhe rrahur bashkëmoshatarin e tyre maqedonas 18 vjecar, J.M, duke i shkaktuar plagë trupore. Policia menjëherë ka ndërmarrë masat për të pastruar incidentin. Ky incident ndodh në Kumanovë pas atij të sulmit me gurë të autobusit me nxënës shqiptarë në relacionin Nakushtak - Kumanovë.

(ma.ar/d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›