Zonja e pare e Sirise ne listen e sanksioneve te BE-se
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të vënë sanksione mbi bashkëshorten e Bashar al-Assad, që përfshijnë bllokim asetesh dhe ndalim udhëtimi në vendet perëndimore. Lajmin e konfirmuan të premten për “BBC” burime “të sigurta” diplomatike. Asma al-Assad, e lindur ne Britani, figuron midis 12 emrave të rinj të funksionarëve sirianë të shtuar në listën e sanksioneve të kryesuar nga presidenti Bashar.
Ssanksionet nuk do të ndalojnë 36-vjeçaren që të udhëtojë edhe në Britani, pasi ai zotëron një pasaportë britanike. Sanksionet ndaj Zonjës së Parë të Sirisë vijnë pas akuzave të përsëritura të grupeve të opozitës se Asma al-Assad është njësoj përgjegjëse për masakrat që po ndodhin nëpër vend.
Dhjetëra viktima regjistrohen çdo ditë, si pasojë e dhunës dhe gjakderdhjes në vend. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje regjimit të al-Assad që të pranojë një plan paqeje i mbështetur këtë herë edhe nga Rusia dhe Kina, vende që kanë vendosur dy herë veton kundër rezolutave të mëparshme të vendeve perëndimore në Këshillin e Sigurimit, me argumentin se nuk jepej garanci për respektimin e integritetit territorial të Sirisë.