E Shtunë, 31 Tetor 2026

17 akuza per vrasje ndaj ushtarit amerikan

Ushtari amerikan i dyshuar për vrasjen e civilëve në Afganistan do të ngarkohet me 17 akuza për vrasje, bënë të ditur zyrtarët e Pentagonit për BBC-në. Rreshteri Robert Bales akuzohet se ka sulmuar banorët e një fshati,pasi ka hyrë në shtëpitë e tyre në provincën e Kandahar më 11 mars. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Rreshteri Bales, 38-vjeç, ndodhet aktualisht në një burg ushtarak në SHBA pasi u transportua më parë nga Afganistani drejt Kuvajtit. Ai mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor. Bales gjithashtu do të jetë i ngarkuar me gjashtë akuza për sulm dhe tentativë vrasje . Avokati i Bales ka bërë me dije se klienti i tij nuk ishte në gjendje të dehur natën e vrasjeve dhe se ai kujton shumë pak nga nata e krimit .
John Henry Broën tha se nuk kishte "asnjë provë mjeko-ligjore" kundër klientit te tij .
Avokati tha se rreshteri Bales kishte marrë lëndime duke shërbyer në Irak dhe një tjeter mision në Afganistan ishte kundër dëshirës së tij. Ngjarja e fundit ka dëmtuar mjaft marrëdhëniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Afganistanit, ndërsa NATO ka bërë thirrje për tërheqjen më të shpejtë të trupave .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›