E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut leshon muajin tjeter satelit ne orbite

Japonia ka bërë gati sistemin e mbrojtjes raketore në kundërpërgjigje të vendimit të Koresë se Veriut për hedhjen e një sateliti në orbitë muajin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë me dije ministri i mbrojtjes Naoki Tanaka. Disa vende mendojnë se nuk bëhet fjalë për një satelit, por për një raketë me rreze të gjatë veprimi. Sipas burimeve sistemet do të vendosen në ishullin e Okinavës. Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një provë raketash me rreze të gjatë veprimi.
Javën e kaluar, Peniani bëri me dije se në prill do të shënonte 100-vjetorin e lindjes së liderit të madh, Kim Il-Sung. Vendimi ka shkaktuar kritika të forta, pasi thuhet të jetë në kundërshtim me memorandumin që Koreja e Veriut ka nënshkruar me OKB-në.
“Një veprim i tillë do të minonte përparimin diplomarik pozitiv të kohëve të fundit, dhe do të ndikonte mjaft për donatorët ndërkombëtarë, çka mund të cojë në përkeqësimin e situatës humanitare – u shpreh sekretari përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.
Koreja e Jugut dhe Kina po ashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre . “Ky do të ishte një provokim i rëndë për paqen dhe sigurinë e Gadishullit Korean," tha ministri i jashtëm i Koresë së Jugut në një deklaratë. Po ashtu sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton e quajti vendimin si një provokim të pastër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›