E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huston vdiq aksidentalisht

Vdekja e këngëtares së famshme Whitney Houston u shkaktua nga mbytja aksidentale, ndërsa abuzimi me drogën dhe sëmundja e zemrës ishin po ashtu faktorë.
Zëdhënësi i mjekësisë ligjore, Craig Harvey tha se testet e drogës të kryera te 48-vjeçarja tregonin se ajo ka qenë një përdoruese e përhershme e kokainës.
Sipas tij, vdekja ka qenë një aksident dhe se nuk bëhet fjalë për ‘vrasje”. Lajmi i jep kështu fund spekulimeve disajavore mbi vdekjen e divës së muzikës pop.
Motra e këngëtares së ndjerë, Patricia Houston tha për “AP” se familja ishte e mërzitur për rezultatin e testeve të toksikologjisë, por në të njëjtën kohë ishin të kënaqur që tani kishin një përgjigje përfundimtare. Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt, në tualetin e dhomës në hotelin në të cilin qëndronte në Los Angeles. Ajo do të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Ajo u vazrros ne Neë Jersey- pas një funerali që u ndoq nga mijëra persona nga e mbarë bota. Këngëtarja, e cila ishte një nga artistet më të mira në botë prej kohësh vuante nga varësia e drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›