Shkupi: Incidenti në kufi, rast i izoluar
Lëvizja e paradokohshme e gurit kufitar paraqet
rast të izoluar, i cili fare nuk e vë në pikëpyetje zbatimin
e suksesshëm të procesit të shënimit të kufirit verior
të Maqedonisë. Ky është vlerësimi i Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në reagimin e dorëzuar
deri te mediat. "Përmbysja e njërit prej shtyllave
kryesore kufitare, që ndodhi para tri ditëve në vendin
Kopilaça, ku të gjitha njohurit e institucioneve kompetente
të palës maqedonase dhe asaj kosovare, të çojnë
në përfundim se grupi që ka shkaktuar incidentin është
motivuar, para se gjithash, për interesa përfituese", thuhet
në reagimin e MPJ-së maqedonase. Më tej shtohet
se vendi Kopilaça është i pasur me pyll cilësor, ku gjatë
periudhës së fundit disa herë janë vërejtur grupe të vogla
nga popullata lokale, të cilët ilegalisht bëjnë eksploatim
të drurëve. "Ministria e Punëve të Jashtme edhe një
herë thekson se procesi i demarkacionit të vijës kufitare
drejt Kosovës zhvillohet sipas dinamikës së paraparë,
me mbështetje të qartë dhe të padyshimtë nga institucionet
e të dyja palëve të kufirit", qëndron në reagimin.