E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi dhe Beogradi kanë qëndrime të kundër për Kosovën

Deklaratat e Tadiç u bënë gjatë një takimi me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, gjatë një vizite që ky i fundit zhvilloi në kryeqytetin serb. 

Tadiç tha se Serbia pret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që më pas të bisedojë edhe me Maqedoninë për këtë çështje. Gjatë takimit, presidenti Tadiç shtoi se Serbia është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe në këtë drejtim mbështet aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE. “Vetëm integrimi i tërë rajonit në BE është garanci për stabilitet në rajon”, deklaroi ai.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›