EULEX publikon raportin monitorues
“Raporti i EULEX-it mbi programet’ është vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i anëve të forta dhe atyre të dobëta të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë që nga fillimi i misionit evropian në dhjetor të vitit të kaluar”, thuhet në një njoftim. EULEX bën të ditur se Raporti i prezantohet sot qeverisë së Kosovës gjatë takimit të Bordit të përbashkët bashkërendues për sundimin e ligjit, ndwrsa do të diskutohet më vonë me autoritetet dhe shoqërinë civile të Kosovës. Ky raport përbëhet nga një numër rekomandimesh kyçe përfshirë reformën gjithpërfshirëse në gjyqësorin e Kosovës.
Në raport thuhet se Policia e Kosovës (PK) në shumë aspekte është “një organizatë për t’u lavdëruar”, por ekzistojnë rreth 30 rekomandime të propozuara për ndryshime. Gjithashtu sugjerohet që Shërbimi Doganor i Kosovës duhet plotësisht të integrohet me Policinë Kufitare të PK-së dhe Zyrën e Prokurorit Publik për parandalimin dhe luftimin e krimit ndër-kufitar.
“Ky është raporti më gjithpërfshirës i bërë ndonjëherë mbi punën e Institucioneve për Sundim të Ligit në Kosovë dhe është rezultat i mbi 2500 vlerësimeve të përgatitura prej mbi 400 monitorues dhe këshilltarë të EULEX-it gjatë gjashtë muajve të fundit. Janë bërë më shume se 70 propozime gjithëpërfshirëse të cilat do të përbëjnë bazën e përqëndrimit të vëmendjes së EULEX-it në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e publikuar.