E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi pro zgjidhjes: “Gati për negociata me Athinën”



Pas thirrjeve ndërkombëtare për një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, Shkupi zyrtar duket se është gati të paraqitet në raundin e ri të negociatave për çështjen e emrit me Greqinë. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski, pas takimit koordinues të zhvilluar pasditen e djeshme me presidentin Gjorgje Ivanov. “Presim që më 22 qershor në Gjenevë, i dërguari i OKB-së Metju Nimiç të takohet me negociatorët Zoran Jolevski dhe Adamantis Vasilakis. Më pas negociatori jonë do t’i raportojë kreut të shtetit mbi ecurinë e bisedimeve”,- ka pohuar Milloshoski. Ai ka shtuar më tej se për herë të parë në një takim koordinativ ka marre pjesë edhe një zyrtar shqiptar, konkretisht zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

17 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›