E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Iran, do të rinumërohen votat



Këshilli Kujdestar i Mbrojtjes në Iran është shprehur i gatshëm të rinumërojë votat e kontestueshme. Protesta paqësore do të zhvillohen edhe ditën e sotme kundër rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Këshilli Kujdestar i Mbrojtjes, i cili është organi më i lartë legjislativ në vend, më herët tha se rezultatet ishin paraprake. Ndërkohë mediat e Iranit janë shprehur të shqetësuara për 7 personat të cilët kanë vdekur gjatë protestave të dy ditëve më parë në Teheran dhe termi “protesta paqësore” komentohet si i paduhur në këtë rast. Gjatë ditës së djeshme, disa mijëra mbështetës të Mir Hosein Musavit, ish-kandidati i moderuar në zgjedhjet presidenciale iraniane u mblodhën përpara selisë së televizionit shtetëror në veri të Teheranit. Lajmi u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave turma mbante postera të Musavit, duke manifestuar në mënyrë paqësore. Ndërkohë, rreth një kilometër më tej ndodheshin në gatishmëri për të ndërhyrë forcat anti-protestë të policisë. Mijëra mbështetës të presidentit ultrakonservator Mahmoud Ahmadinexhad u mblodhën në sheshin Vali Asr, në qendër të kryeqytetit, ku fillimisht ishte parashikuar mbledhja e simpatizantëve të opozitës. I shqetësuar për dhunën në Irak është shprehur presidenti amerikan Barak Obama, veçanërisht pasi persona të armatosur vranë një protestues në një tubim kundër qeverisë në Teheran. Obama tha se do të ishte e gabuar të mos ngrihej zëri për dhunën pas zgjedhjeve dhe parregullsitë gjatë votimeve presidenciale. Ai tha se i takon popullit të Iranit që të përcaktojë të ardhmen e vendit. “Mendoj se do të ishte gabim që mos flisja për atë që kemi parë në ekranet e televizionit gjatë ditëve të fundit”.
Zoti Obama tha se populli i Iranit duhet ta dijë se vota e tij është respektuar. Ai tha se duhet të bëhet një hetim për akuzat për manipulime, por duke i dhënë fund gjakderdhjes. “Mendoj se procesi demokratik, liria e shprehjes, aftësia e njerëzve për të shprehur kundërshtimin e tyre paqësisht, të gjitha këto janë vlera universale dhe duhet të respektohen”. Ai megjithatë theksoi se i takon Iranit të vendosë se cilët do të jenë udhëheqësit e vet. “Ne nuk kishim vëzhgues atje. Nuk kishte vëzhgues ndërkombëtarë, prandaj nuk mund ta them me siguri se çfarë ndodhi. Por ajo që mund të them është se duket se shumë njerëz që kishin shpresa, ndjehen të tradhëtuar”. Trazirat post zgjedhore në Iran kanë shqetësuar edhe Komisionin Europian i cili i ka bërë thirrje Teheranit të respektojë të drejtat e njeriut. “Komisioni Europian shpreh keqardhjen për dhunën dhe për humbjen e jetëve njerëzore dhe kërkojmë nga autoritetet iraniane të respektojnë të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore”- thuhet në deklaratën e BE-së.

17 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›