E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurt kronika nga rrethet

Elbasan, sulmohet një i ri

Një 22-vjçar sulmohet nga persona ende të paidentifikuar në vendin e quajtur "Shkallët". Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:00 kur 22-vjçari M.G., pas një grindjeje me disa të rinj është goditur disa herë me mjete të çfarëdoshme që ata kanë gjetur përreth.


------------------------------------------------------

Nartë, zjarr pranë parkut

Një zjarr ra dje në zonën hyrëse të Nartës. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, djegie mbeturinash apo pastrim territori nga banorë të zonës. Zjarri nga shkurret përparoi shumë shpejt, duke rrezikuar një park të madh kamionësh e mjete të tjera të një firme private, por u fik për 30 minuta.

Vlorë, vdes i vetëm taksisti

Komshinjtë gjejnë trupin e pajetë të 60-vjçarit Agim Baraj, në banesën e tij. Ai jetonte vetëm dhe punonte taksist. Prej dy ditësh nuk ishte parë rrotull, ndaj të afërmit shkuan në shtëpi ta kërkonin. Mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

------------------------------------------------------------

Gjirokastër, pranga 2 të rinjve

Dy të rinj janë autorët e një sërë vjedhjesh të ndodhura në disa lokale dhe dyqane në zona të rrethit Gjirokastër dhe Tepelenë. Aliosha Hasani dhe Senet Goxhaj janë vënë në pranga, ndërsa akuzohen për veprën penale të vjedhjes.

---------------------------------------------------------------------

Shkodër, arrestohen 4 hajdutë

Pranga 4 hajdutëve në qytetin e Shkodrës. Policia ka arrestuar Elvedin Lamin, Rafael Zefin, Grasiel Nikën dhe adoleshentin P.Ç. të gjithë të lindur e banues në Shkodër. Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin , në kohë e vende të ndryshme kanë kryer disa vjedhje.

----------------------------------------------

Sarandë, vdes ushtaraku-murator
Një ish-ushtarak në moshën 71-vjçare vdes ndërsa punonte si murator privat. Kryefamiljari, babai i katër fëmijëve, vazhdonte punën pavarësisht moshës. Ai u godit nga një mur të cilin po përpiqej ta shembte dhe ndërroi jetë pa mbërritur në spital.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›