Shkurtë
Elbasan:
Rishikim të mesatare
për studentët
Në kuadër të festimit të 100-vjetorit të Normales, nga ku lindi dhe universiteti "Aleksandër Xhuvani " i Elbasanit, ky vit akademik nis me mbi 10 mijë studentë ditën dhe 2 mijë me part-time, nga ku 2 mijë nisin rishtas, të shpërndarë në 26 degë e që korrespondojnë me 26 diploma. Rektori i këtij universiteti, Liman Varoshi, në përshëndetjen e radhës, ka veçuar se fillojnë për herë të parë në këtë vit akademik 12 mastera të nivelit të parë dhe 4 diploma të nivelit të dytë. Me një staf akademik prej 250 pedagogësh, 100 prej tyre janë me grada shkencore dhe janë në dispozicion të studentëve rreth 20 auditorë me kushte optimale e me një kapacitet 100-200 vende.
Vlorë
Rektori Shaska, në
"drejtim të paditur"
Asnjë respekt për studentët e rinj që kanë hyrë në auditorët e UV-së dhe as për 15-vjetorin e universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, i cili duhej festuar pikërisht dje.
Sot ka qenë dita e parë ku rreth 15 mijë studentë që studiojnë në 5 fakultetet e këtij universiteti në më se 16 degë.
Ndërkohë, dita e sotme përkon edhe me ditën kur 15 vjet më parë u çel universiteti "Ismail Qemali" i Vlorës.
Në ditën e parë të këtij viti të ri akademik, universiteti i Vlorës "Ismail Qemali", i ka pritur në heshtje të plotë studentët ekzistues dhe rreth 3 mijë studentët e rinj të viteve të para.
Pogradeci
Për herë të parë
çelet dega e Turizmit
Një ‘filial‘ i degës së Fakultetit Ekonomik për degën e Turizmit është çelur në qytetin e Pogradecit, duke hapur kështu të parin institucion të arsimit të lartë në qytetin bregliqenor. Nisur nga kërkesat e shumta të studentëve pogradecarë për degën e Turizmit, nga ana e universitetit "Fan Noli" të Korçës është hapur një degë e re që i përshtatet profilit të një qyteti turistik. Sipas rektorit të universitetit, Gjergji Mero, studentët pogradecarë kanë përbërë shumicën e studentëve të Fakultetit Ekonomik dhe duke u nisur nga kërkesat e larta dhe të vazhdueshme që vinin nga ky qytet u vendos që për të lehtësuar arsimimin e tyre të çelet një degë edhe në këtë qytet që në vitet e fundit është rritur ndjeshëm në numrin e popullsisë.
Kukës
40 kuota për Preshevën
dhe Malin e Zi
Rreth 400 studentë të tri degëve të fakulteteve të Kukësit, degë të Universitetit të Tiranës, kanë nisur dje vitin akademik 2009-2010. Janë përkatësisht Fakulteti i Ekonomisë në degën Administrim-Biznes, ai i Gjuhëve të Huaja, si dhe Fakulteti i Infermierisë, të cilët kanë haur dyert për studentët e viteve të para nga treva të ndryshme shqiptare. Drejtues të Fakultetit Ekonomik thanë se në vitin e parë janë regjistruar rreth 200 studentë, të cilët ndahen përkatësisht 30 në atë të Gjuhëve të Huaja, 100 në Administrim-Biznes dhe pjesa tjetër në Infermieri. Burime të Fakultetit të Kukësit tregojnë se këtë vit janë ruajtur një kuotë prej 40 vendesh për studentë të Kosovës, Preshevës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.