E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Uron studentët për vitin e ri

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka qenë dje e ftuar e veçantë e qindra studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2009-2010. Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë e jashtëzakonshme për këtë vizitë, në tempullin e shkencëtarëve dhe kërkuesve të ardhshëm shqiptarë, në disiplina të ndryshme shkencore. Topalli përcolli te të rinjtë emocionet e pasionit të madh që ajo personalisht, ka për shkencat, nisur dhe nga profesioni bazë si matematikane dhe tashmë si politikane.

Kryetarja e Kuvendit në mesazhin e saj, drejtuar të rinjve, cilësoi se logjika që ushqen shkencën është thelbësore në politikë dhe se ajo ndihet mirë në këtë trajektore "shkencë - politikë". Ajo tha se "Shteti do të kthejë më shumë sytë nga shkencat ekzakte".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›