Berisha: Qeveria do mbështesë programet shkencore
Kryeministri Berisha zgjodhi Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Kamzë, për të uruar të gjithë studentët dhe pedagogët e shkollave të larta. "Vitin e kaluar, ne dyfishuam numrin e studentëve, por brenda vitit 2013 ne do t‘i afrohemi trefishimit të këtij numri. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që të rrisim rekrutimin nga shkollat e mesme në universitete", tha Berisha. Kryeministri u shpreh gjithashtu se qeveria do të mbështesë studentët dhe pedagogët për programet shkencore. "Qeveria është e vendosur të mbështesë fuqishëm veprimtarinë tuaj kërkimore shkencore dhe po kështu të universiteteve të vendit", tha Berisha.