Topi: nderon Akademinë e Arteve të Bukura
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përshëndeti dje hapjen e vitit të ri akademik të arsimit të lartë 2009-2010, duke vizituar Akademinë e Arteve në Tiranë prej nga u uroi të gjithë studentëve shqiptarë, kudo ku ata studiojnë, një vit të mbarë në aulat e fakulteteve. I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit dhe rektori i Akademisë, Petrit Malaj, së bashku me tre dekanët e fakulteteve, Presidenti Topi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Akademisë së Arteve, të cilët më pas i ka akorduar titullin "Mjeshtër i Madh" në respekt të brezave të vjetër dhe të rinj. Gjatë fjalës së tij, Topi tha se "në shenjë mirënjohjeje për të gjithë brezat që kontribuuan në krijimin e historikut të këtij institucioni të arsimit të lartë, që ka pasur ndër vite radhët e profesionistëve të aftë e të personaliteteve me reputacion të spikatur në fushën e artit, brenda dhe jashtë vendit".