Tafaj: orientimi i diplomave në kah të nevojave
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj dhe kryeministri ishin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Kamzë, për të uruar të gjithë studentët dhe pedagogët e shkollave të larta në vend.
Në fjalën e tij para studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti Ministri Tafaj tha se: "Profesorati, është më i kualifikuar, i shtuar në numër dhe se vetëm vitin e kaluar u shtuan 950 vende të reja pune në universitetet publike. Ministri Tafaj përmendi dy programet e qeverisë Berisha në mandatin e saj të parë, Fondi i Ekselencës dhe Programi i kthimit të të shkolluarve ose Brain Gain, të cilat kanë dhënë frytet e tyre të para". Sipas tij, përmes Fondit të Ekselencës janë mbështetur mbi 50 doktorantë të rinj, që tashmë kanë filluar studimet e doktoratës në universitetet nga më të mirat e botës dhe gjithashtu përmes programit Brain Gain, janë mbi 80 asistentë dhe pedagogë të kthyer në Shqipëri, të cilët janë pranuar e rekrutuar në universitetet tona publike dhe private.
"Ne sot jemi në një fazë tjetër, në fazën e thellimit të kësaj reforme dhe synimi ynë primar në këtë reformë do të jetë diversifikimi i diplomave, fleksibilizimi i kurrikulave dhe orientimi i diplomave kah nevojave të tregut dhe zhvillimit të ekonomisë në Shqipëri" vijoi Ministri. Sipas tij vetëm në tre vitet e fundit universitetet tona kanë përfituar gati 65 laboratorë të reja mësimore shkencore.
"Në këtë mandat, duke filluar që nga ky vit akademik, ne do të përballemi me sfidën më të thellë që do të pësojë arsimi shqiptar, dhe është ajo e reformës së sistemit të financimit të arsimit të lartë", nënvizoi ministri.
Nga ana e tij, rektori i Universitetit Bujqësor Fatos Harizaj u shpreh se vetëm gjatë këtij viti shuma e investimeve në Universitetin Bujqësor është 4 milionë e 500 mijë dollarë.