E Shtunë, 31 Tetor 2026

3-mujori INSTAT Rritja ekonomike me 3.4

Industria, ndërtimi dhe sektori i transportit kanë dhënë ndikimin më të madh në rritjen ekonomike gjatë këtij vitit. Në analizën për periudhën janar-mars, del se rritje ekonomike krahasuar me një vit më parë është 3.4 për qind. Instituti i statistikave ka njoftuar se rritja nuk është me këtë ritëm krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

“Gjatë këtij 3-mujori ekonomia u rrit me 3.4 % krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2010 dhe me 1.2 % krahasuar me 3-mujorin e katërt të po këtij viti. Sektori industrial shënoi një rritje prej 12.4 % krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit që lamë pas dhe një rënie 0.4 % krahasuar me tre mujorin e katërt. Aktiviteti i transportit në 3-mujorin e parë të 2011-ës shënoi një rritje me 13.3 %”-tha Ledion shahini, shefi i PBB tremujore, INSTAT.

Kriza ekonomike dhe mungesa e likuiditetit duket se ka prekur disa prej sektorëve më të ndjeshëm, aty ku edhe konsumi nuk është i nevojshëm.

“Dega e post komunikacionit shënoi një rënie prej 5.1% krahasuar me 3-mujorin e parë të 2010-ës. Grupi “shërbime të tjera” në tre mujorin e parë të 2011-ës ra me 0.6 % “-tha Shahini.

Çdo tremujor Instituti i statistikave publikon rritjen ekonomike. Në fund të vitit këto katër rezultate japin dhe rritjen ekonomike. Qeveria ka deklaruar për një rritje prej 5 për qind gjatë lëtij viti, ndërkohë që FMN jep shifrën 2.7 për qind.  

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›