Shkurtimet pretekst per emerime nepotike
TIRAN- U thone se duhet te largohet nga puna pasi vendi i tij eshte shkurtuar ndersa disa dite me pas i zevendesojne me te tjere. Kjo eshte historia e disa nepunesve te administrates se larte shteterore e cila eshte zhvilluar pergjate vitit te shkuar.
Kjo ngjarje por edhe mjaft te tjera te ngjashme tregojne se emerimet apo shkarkimet e punonjesve ne administraten qendrore mese shumti behen sipas deshirave te eproreve se sa sipas percaktimeve ligjore dhe aq me pak duke bazuar tek aftesite.
Per kete arsye por edhe per pakenaqesi te tjera te cilat rrjedhin nga procedurat e ndjekura ne raste penalizimesh punojesit qe kane statusin e nepunesit civil kane rritur ankesa prane Komisionit te Sherbimit Civil kundrejt vendimeve te eproreve.
Pergjate vitit 2010 ky komision ka administruar rreth 259 ankesa te ndryshme nga punonjes te administrates qendrore te cilat kryesisht kane te bejne me kundershtimin e masave disiplinore te marra ndaj tyre.
Madje jane verejtur raste kur punonjesi eshte pushuar nga puna me arsyetimin e shkurtimit te pozicionit dhe ne vend te tij eshte marre dikush tjeter. Komisioni gjithashtu permend edhe raste kur vendimin per largimin nga puna te nepunesve nuk e kane marre persona pergjegjes por te tjere te cilet nuk jane kompetente.
Te gjitha keto kane ndodhur jo ne institucione periferike por neper Ministri. Krahas kesaj problem thelbesor sipas Komisionit te Sherbimit Civil jane emerimet e punonjesve me kontrate te perkohshme qe kane aplikuar rendom institucionet gjate vitit te kaluar.
Sipas rregullave nje institucion ne raste te vecanta kur ka volum pune mund te punesoje me kontrate te perkohshme punonjes sipas nevojave te saj.
Nderkohe Komisioni i Sherbimit Civil raporton se rekrutimi i punonjesve nepermjet kontrates se perkohshme nuk po kryhet sipas rregullave por eshte kthyer ne nje praktike te rendomte. Ne cdo brast numri i punonjesve te punesuar me kontrate te perkohshme nuk duhet te kaloje mbi 2.5 per qind te numrit total te te punesuarve ne te por sipas KSHC-se ky rregull nuk eshte zbatuar ne asnje institucion.
Madje komisioni merr shembull Ministrine e Mbrojtjes ku nga 119 nepunes te sherbimit civil qe ka ky institucion rreth 45 e tyre jane te punesuar me kontrate po ashtu nga 90 nepunes civil qe ka Ministria e Arsimit rreth 40 e tyre jane me kontrate te perkohshme. Thuajse e njejtja situate shfaqet edhe ne institucione te tjera si Ministria e Brendshme Ministria e Punes dhe eshtjeve Sociale Ministria e Puneve Publike etj.
Perpos kesaj shqetesimi tjeter lidhet me faktin se personat ne fjale mbahen per nje kohe te gjate ne pune me ane te kontratave te perkohshme te cilat rinovohen ne menyre te perseritur nderkohe qe ky lloj punesimi duhet te zgjase sipas afateve te parashikuara. Ne kete rast KSHC merr shembull punesimin e nje individi ne nje ministri per dy vite me radhe ne te njejtin pozicion pune duke ia rinovuar kontraten ne menyre te perseritur.
Keto akte e kane tejkaluar cdo lloj afati qe do te perbente emergjence nepunen e nje institucioni por te llogarisim ketu afatin maksimal qe nevojitet per te kryer nje procedure konkurimi qe eshte rreth tre muaj - theksohet ne raport. Raporti vjetor i Komisionit te Sherbimit Civil sapo eshte derguar ne Kuvend dhe pritet te shqyrtohet nga e hena.
Ministrite vleresojne maksimalisht punonjesit
Te gjitha institucionet jane shume te kenaqura me punen e punonjesve e tyre. Punonjesve qe jane me statusin e nepunesit civil iu behet vleresimi i ecurise se punes cdo vit perfundimet e te cilit merren parasysh me pas ne ngritjen apo uljen ne detyre si dhe performancen e pergjithshme te institucionit.
Duke marre parasysh kete pjesa me e madhe e ministrive i vleresojne maksimalisht punonjesit gje e cila cilesohet anormale nga KSHC-ja. Nje shembull tipik eshte Ministria e Puneve te Jashtme. Nga 147 vleresime qe jane bere ne kete institucion 143 prej tyre kane marre note makimale Shume mire ndersa vetem 4 raste kane qene ne nivelin Mire.
Ne asnje rast nuk ka pasur vleresim te nivelit Kenaqshem apo Mjaftueshem. Ne Ministrine e Puneve Publike jane bere 100 vleresime 66 prej te cilave kane marre note maksimale ndersa pjesa tjeter me Mire. Edhe ne kete ministri nuk jane vendosur nota te tjera te cilat do te ulnin treguesit e institucionit.