Shkurtimi i borxheve greke, shtyhet takimi i BE
Diskutimet vazhdojnë në eurozonë në funksion të takimit të së mërkurës me informacionin e fundit, i cili flet për "prerje" në masën 60% për bonot greke që arrijnë afërsisht në 200 miliardë, e që skadojnë në vitin 2035. Ndërkohë njoftohet se është anuluar takimi i krerëve të financave dhe është shtyrë për nesër mbledhja e Eurogrupit. Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian (ECOFIN) anuluan takimin e tyre të caktuar për të mërkurën”, tha zëdhënësi i BE-së. Më parë Zhan-Klod Junker njoftoi shtyrjen për nesër të takimit të Eurogrupit që ishte parashikuar të zhvillohej sot në mbrëmje. Sipas Reuters, takimi i ministrave është anuluar pasi nuk kishin përcaktuar detajet e çështjeve që do të adresoheshin. Përfaqësuesi i BE-së tha se ministrat e vendeve anëtare të BE-së vazhdojnë takimet e tyre në funksion të samitit të liderëve evropianë dhe do të takohen në ditët e ardhshme për të punuar mbi detajet e çdo vendimi të samitit. "Ministrat e Financave mund të takohen në ditët e ardhshme për të përcaktuar detajet e vendimet mund të merren nesër (e mërkurë)", - tha një zëdhënës i Presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, dhe theksoi se "nuk ka seanca të reja të planifikuara".