E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Të zgjidhen titujt e pronësisë, po pengojnë biznesin

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin voluminoz të publikuar pak ditë më parë për zhvillimet në dinamikë të ekonomisë shqiptare i ka tërhequr veshin qeverisë për sa u përket titujve të pronësisë, cilësisë së zbatimit të kontratave, korrupsionit në sektorin e energjisë dhe telekomit dhe kreditimin e bujqësisë. “Të drejtat e sigurisë së pronës dhe përmirësimi i zbatimit të kontratave duhet të shihen si prioritet imediat. Në kontrast me shumë vende të Europës, Shqipëria është e diskutueshme që është duke bërë përmirësime, duke i krijuar kështu pengesa biznesit. Veçanërisht titujt e pronësisë dhe zbatimi i kontratave mbeten të pamjaftueshme. Veprimet e qeverisjes së kaluar për të lehtësuar problemin, si gjurmët e shpejta të projekteve të mëdha, kanë qenë jo të dobishme dhe në disa raste kanë kontribuuar në paqartësi,”- citon raporti i FMN-së në lidhje me çështjen e titujve të pronësisë në Shqipëri. Për sa i përket sektorit të energjisë dhe telekomit, raporti vëren se aty ka korrupsion. “Puna rregullatore post-privatizim për industritë kyçe si energjia dhe sektori i telekomit është një fushë tjetër që ka nevojë për progres. FMN vëren se përmirësimi në këtë sektor duhet të paraqesë transparencë dhe të ketë synimin për të ulur korrupsionin”, - citon FMN-ja në raport. Me të njëjtat tone kritike në lidhje me çështjen e pronave, është shprehur edhe institucioni tjetër financiar ndërkombëtar, Banka Botërore, e cila në fakt po financon mjaft projekte që synojnë zgjidhjen e çështjeve të pronave. Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale në vend ka ecur ngadalë dhe ligji për pronat nuk i jep zgjidhje përfundimtare çështjes, por lë vend për probleme të tjera. Këtë fakt e evidenton Banka Botërore në një prej raporteve të saj, mbi pronën e paluajtshme në Shqipëri. Nga ligji i legalizimit të ndërtimit informal përfitojnë vetëm ata persona që kanë përfunduar këtë ndërtim brenda majit të vitit 2006 dhe kanë paraqitur kërkesën për legalizim brenda 15 nëntorit 2006. Ndërkohë që kush ka ndërtuar jashtë këtij harku kohor nuk përfiton dhe pikërisht ky është problemi që ngre Banka Botërore në raportin periodik. Banka thekson se jashtë procesit të legalizimeve mbeten me mijëra ndërtime informale. Ky numër kaq i lartë sipas këtij autoriteti të lartë financiar, të bën të mendosh se qeveria nuk do t’i shembë, pasi do të cilësohej si një veprim jo realist. Raporti gjykon se qeveria mund të zbatojë një alternativë të sajën, por duhet të tregohet më e kujdesshme. Banka i bën thirrje qeverisë shqiptare të jetë më korrekte me zbatimin e ligjit dhe njëkohësisht të tregohet e ashpër nga momenti i valës së re të legalizimeve dhe në vijim të këtij procesi. Raporti i Bankës Botërore mbi pronën e paluajtshme në Shqipëri gjykon se vala e re e legalizimeve do të siguronte më shumë para për ish-pronarët. Por çështja e pronës në Shqipëri nga FMN-ja vlerësohet në kontekstin makroekonomik si një nga reformat strukturore, e cila duhet të jetë në vëmendje të qeverisë gjatë periudhës në vijim.

FMN: Rruga Durrës-Kukës ndihmoi në rritjen ekonomike

Pavarësisht nga veprat e mëdha infrastrukturore, Shqipëria po humb shumë nga reformat strukturore”, vëren FMN-ja pas studimit krahasimor të ekonomisë shqiptare për vitin 2011. “Përfundimi i veprës më të madhe infrastrukturore të korridorit të Kosovës përbën një bum, aq sa të rrisë potencialin e prodhimit shumë më shumë se i gjithë investimi infrastrukturor”, thekson FMN-ja në raportin e fundit. Por megjithatë, kjo nuk ndryshon konkluzionin se zhvillimi i faktorit të produktivitetit të përgjithshëm dhe humbja nga reforma strukturore shkaktojnë humbje në potencialin e prodhimit. Vonesat në reforma mund të parandalojnë përmirësimin e afërt në infrastrukturë dhe avantazhet e tjera konkurruese të Shqipërisë”, citon raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonominë e Shqipërisë. FMN konstaton se reformat strukturore në këtë ajër që të mbyt, siç e konsideron ajo atmosferën në vend, duke marrë parasysh rregulloret dhe ligjet, ekzekutimin e kolateralit, edukimin, infrastrukturën iT, furnizimin e pamjaftueshëm me energji elektrike (që i detyrohet implementimit jokorrekt të deklaratës rregullatore) etj, detyrojnë një përmirësimi urgjent të tyre. Në të njëjtën kohë sipas FMN-së, politika fiskale është e detyruar të rigjallërojë sektorin e investimeve private për të rigjallëruar biznesin. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto është parashikuar nga FMN-ja të ngadalësohet përafërsisht 2.5% në 2011, duke reflektuar një çerek të dytë viti të brishtë. FMN pret një përshpejtim gradual të potencialit rritës rreth 4 %, por në terma afatmesëm, të udhëhequr nga kërkesa e jashtme, e cila nxitet nga investimet e kaluara në transport dhe energji. Konsumi privat dhe investimet paraqiten më të shtrënguara. Në veçanti remitancat, një kyç drejtimi për të ardhurat, të cilat do të ulen si pasojë e zhvillimeve në vendet fqinje euro. Me privatizimin, vëren raporti i FMN-së, investimet më të mëdha dhe kursimet kanë nevojë për reforma. Inflacioni pritet të mbahet i ankoruar brenda objektivave, i favorizuar nga mungesa e rritjes së çmimeve në 2011-ën dhe trendit global të çmimeve. “Në terma afatmesëm, duke marrë parasysh ngushtimin e gropës në prodhim, një konkurrencë e lartë tregtare mund të ulë rritjen e çmimeve. Ndërsa deficiti pritet të tkurret me zhvillimin e eksporteve dhe falë efekteve të rritjes së moderuar të importeve. Megjithatë, duke reflektuar kursime të pamjaftueshme nën një skenar të një politike të pandryshueshme, nuk parashikohet të rritet niveli i qëndrueshmërisë. Si rezultat, kursi real i këmbimit, i cili ka lëvizur nga 10 në 20 për qind që në pikën e krizës, tani është i qëndrueshëm dhe parashikohet një forcim i monedhës vendase në terma afatmesëm”, thekson raporti.

S.V.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›